BotaKryesore

Kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut po përgatit 200 avokatë kundër presidentit Trump

Kryetari i ri i bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka njoftuar qëllimin e tij për të vepruar shpejt për të mbrojtur qytetin nga politikat e mundshme të administratës së Donald Trump. Në një intervistë me New York Times, kryetari i sapozgjedhur i bashkisë shpjegoi se ai dhe ekipi i tij po punojnë për të organizuar një strukturë të madhe ligjore me 200 avokatë të gatshëm për të mbrojtur “Mollën e Madhe” në gjykatë, raporton A2 CNN.

“Po konsultohem me këshilltarët e mi për të vepruar tani”, tha Mamdani, duke theksuar nevojën për të siguruar një politikë në përputhje me pritjet e qytetarëve. “Mbështetësit e mi dhe lëvizja jonë duan një politikë që vë vërtet nevojat e punëtorëve në qendër”, shtoi ai, duke e quajtur sistemin tatimor amerikan “një nga shumë shembujt se si amerikanët janë tradhtuar”.

Lexo më shumë  Kongresi amerikan me ligj po ia ndalon presidentit largimin nga NATO

Pas fitores në zgjedhje që shënoi një pikë kthese në politikën e qytetit, Mamdani tani po përgatitet për fazën më komplekse, zbatimin e programit të tij. Ndër masat e planifikuara janë ngrirja e rritjes së qirasë, kopshtet dhe transporti publik falas, si dhe krijimi i dyqaneve ushqimore komunale me çmime të rregulluara, shkruan A2 CNN.

Kryebashkiaku përsëriti dëshirën e tij për ta bërë Nju Jorkun një qytet më të barabartë dhe më të arritshëm, duke synuar të luftojë pabarazitë ekonomike dhe sociale që, sipas tij, janë përkeqësuar vitet e fundit. 

Lexo më shumë  Haxhiu: Nuk i ndihmojmë Kosovës dhe të akuzuarve në Hagë nëse shkojmë në zgjedhje

Rruga Press

YouTube player