KryesoreLajme

Kroacia ngre alarmin : Serbia po armatoset me armë sulmuese

Kryetari i Parlamentit kroat, Gordan Jandrokovic deklaroi se Evropa duhet të forcojë sigurinë dhe shtyllën evropiane te NATO-s sepse rendi ndërkombëtar po ndryshon, duke paralajmëruar gjithashtu se Serbia po armatoset me armë sulmuese.

Jandrokovic theksoi se është e rëndësishme të forcohet shtylla e NATO-s, sepse për dekada të tëra Evropa ka jetuar me ndjenjën se Amerika gjithmonë qëndron pas saj, prandaj Evropa dhe vendet individuale kanë harruar sigurinë e tyre. Ai paralajmëroi gjithashtu se Serbia po armatoset jo vetëm me armë mbrojtëse, por edhe sulmuese dhe se këtë gjë duhet ta dinë aleatët.

Lexo më shumë  Kalon në parim Projektligji për Byronë për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme

“Serbia po armatoset jo vetëm me armë mbrojtëse, por edhe me armë ofensive, sulmuese. Dhe kjo duhet t’u thuhet aleatëve tanë perëndimorë.”, tha ai. Jandrokovic shtoi se Kroacia duhet t’ia shpjegojë Perëndimit situatën në rajon, sepse elitat e reja politike shpesh nuk e kuptojnë zonën e ish-Jugosllavisë dhe as nuk e kujtojnë politikën e Serbisë së Madhe të Slobodan Millosheviçit.

Lexo më shumë  Fondet e Mbrojtjes përfunduan tek biznesi i Agasit: Puca e Yeffet hapën biznes kuajsh me paratë e shqiptarëve
YouTube player