KryesoreLajme

Kroacia do të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë në misionin e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, ka konfirmuar gjatë samitit të NATO-s në Ankara se vendi i tij do të rrisë numrin e ushtarëve në misionin e KFOR-it në Kosovë, të udhëhequr nga NATO-ja.

“Planifikojmë të rrisim numrin e ushtarëve kroatë në 200, aq sa lejon vendimi i Saborit (Kuvendit të Kroacisë)”, ka thënë Anushiq.

Ai, sipas njoftimeve të mediave kroate, ka thënë se ky plan i Kroacisë vjen në kohën kur po mendohet për zvogëlimin e numrit të përgjithshëm të ushtarëve në misionin e KFOR-it. Sipas tij, planifikimi për të rritur numrin e ushtarëve në Kosovë në këtë mision dëshmon se Kroacia e konsideron stabilitetin në Evropën Juglindore si një çështje kyçe të sigurisë.

Lexo më shumë  Dy ligje që nuk zgjidhin problemet reale të bujqësisë në Shqipëri

“Unë gjithmonë nënvizoj rëndësinë e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën që NATO të jetë fuqishëm e pranishme në atë hapësirë”, ka thënë Anushiq.

Kroacia ka nënshkruar me Kosovën dhe Shqipërinë një memorandum për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, çka është kritikuar nga Serbia me pretendimin se me këtë “po planifikohet të sulmohet Serbia”.

NATO-ja para disa javësh ka njoftuar se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë si rezultat i përmirësimit të situatës së përgjithshme të sigurisë. Rritja e pranisë së NATO-s kishte ndodhur pas dhunës që kishte shpërthyer në vitin 2023 në veri të Kosovës.

Lexo më shumë  SHBA nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit, Teherani godet dy cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit
YouTube player