BotaKryesore

Kriza në Ukrainë, Rusia refuzon të marrë pjesë në takimin e OSBE-së

Rusia nuk do të marrë pjesë në takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, sipas një njoftimi të agjencisë se lajmeve Ria, duke cituar  një diplomat rus.

Ukraina ka bërë thirrje për një mbledhje urgjente të OSBE-së me Rusinë, duke akuzuar Moskën se ka të mbajtur të fshehtë informacionet rreth vendosjes së trupave ruse pranë kufirit ukrainas, si edhe për stërvitjen e përbashkët të trupave ushtarakë në Bjellorusi.

Lexo më shumë  Imazhi i Republikës dhe motivet për rizgjedhjen e VV-së

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba tha të dielën se Moska kishte injoruar kërkesën e Kievit.

“Ukraina ka kërkuar një takim me Rusinë dhe të gjitha vendet anëtare të OSBE-së brenda 48 orëve për të diskutuar vendosjen dhe lëvizjen e forcave ruse përgjatë kufijve tanë dhe në Krime”, citohet të ketë thënë ministri.

“Rusia duhet të respektojë angazhimet e saj për transparencën ushtarake në mënyrë që të ulë tensionet dhe të forcojë sigurinë e shteteve të saj anëtare”, përfundoi ai.

Lexo më shumë  47 miliard lekë oligarkëve për 10 ditë. Qeveria Rama hap thesin zgjedhor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *