Lajme

KQZ publikon shifrën, ja sa qytetarë mund të votojnë më 6 mars

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi bën me dije se 648.536 qytetarë shqiptarë do të votojnë më 6 mars për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie që do të zhvillohen në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Ndërkaq Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi përmbajtjen e fletës së votimit.

 Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit për bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Lushnje dhe Rrogozhinë, kanë kërkuar të marrin pjesë njëmbëdhjetë parti politike.

Lexo më shumë  Osmani pjesë e Samitit të Kopenhagës për Demokraci

Komisionet zgjedhore tashmë janë ngritur, dhe janë përcaktuar vendet e numërimit të votave, ndërsa në bashkinë Vorë pritet të zbatohet projekti pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *