Bota

Kritiku i Kremlinit, Ilya Yashin vendoset në izolim

Politikani i opozitës ruse, Ilya Yashin, i cili po vuan një dënim me burgim prej 8 vjetësh e gjysmë për kritikat e tij ndaj pushtimit të Ukrainës nga Moska, është vendosur në izolim, pak para një vizite të planifikuar me prindërit e tij.

Yashin tha në kanalin e tij, Telegram, më 22 maj, se administrata e burgut më 17 maj e dërgoi atë në izolim për 15 ditë, për shkak se “u vonua gjatë daljes nga kazerma pas një komande zgjimi në mëngjes”.

Yashin tha se masa ishte e qëllimshme për të penguar qëndrimin e tij treditor me prindërit në ambientet e burgut. Vizita ishte planifikuar për 20 maj.

Lexo më shumë  Ukraina vazhdon importimin rekord të rrymës, për shkak të dëmeve në infrastrukturën energjetike

Yashin, 39 vjeç, një kritik i zëshëm i Kremlinit është një prej pak politikanëve opozitarë që ka qëndruar në Rusi pas një vale shtypjeje kundër mbështetësve të tash të ndjerit Aleksei Navalny, dhe atyre që kanë folur kundër pushtimit të Ukrainës që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022.

Dënimi ndaj Yashinit ishte më i ashpri që është shqiptuar në rastet që kanë të bëjnë me diskreditimin e forcave ruse, pas hyrjes në fuqi të ligjeve të reja në Rusi, që ndëshkojnë ata që kundërshtojnë pushtimin e Ukrainës.

Lexo më shumë  Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë

Rasti penal ndaj Yashinit ishte iniciuar në korrik të vitit të kaluar. Akuza ndaj tij u bë pas publikimeve që ai bëri në YouTube lidhur me krimet që supozohet se janë kryer nga ushtria ruse në qytetin ukrainas, Buça.

Ky kritik i Kremlinit është arrestuar disa herë në të kaluarën për shkak të aktiviteteve të tij protestuese. Yashin më herët ka thënë se autoritetet po tentonin që ta detyronin atë të largohej nga Rusia, por ai kishte refuzuar.

Rruga Press

YouTube player