Bota

Krishtlindja e “vetmuar” e Putinit

Katedralja “më e sigurt” e Rusisë është urdhëruar të organizojë një ceremoni për Krishtlindjen ortodokse, ku i pranishëm ka qenë vetëm lideri i Kremlinit, Vladimir Putin. Që prej ardhjes në pushtet, 23 vjet më parë, kjo ishte hera e parë që Vladimir Putin zgjodhi Katedralen e shenjtë të Ungjillit për ceremoninë e Krishtlindjes ortodokse.

Ndërkohë, në mediat e Britanisë së Madhe, kjo është komentuar si frikë e Putinit, i cili ka zgjedhur një vend të sigurt për Krishtlindje, duke eliminuar shfaqjen e tij në një vend tjetër të mbushur me njerëz.

Lexo më shumë  Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Putini duket i ftohtë në katedralen e lashtë, në kontrast me videon e mesazhit të Krishtlindjes, ku ai tha: Kjo festë frymëzon njerëzit për vepra dhe aspirata të mira”.

Para Krishtlindjes, Putini urdhëroi një armëpushim 36-orësh, por ai u refuzua nga Ukraina, e cila një ditë më parë, akuzoi Rusinë se kishte shkelur urdhrin e dhënë nga vetë Putini.

Rruga Press

Lexo më shumë  SHBA: Ka mundësi që Izraeli të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar me armët tona
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *