Bota

Krimea përgjithmonë pjesë e Rusisë, thotë Putin

Presidenti rus Vladimir Putin udhëtoi në Krime në ditën e festës kombëtare të Unitetit duke deklaruar se rajoni do të jetë gjithmonë pjesë e Rusisë.

Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, një lëvizje që vendet perëndimore e konsiderojnë si të paligjshme.

Putin e lartësoi aneksimin ndërsa vizitoi Sevastopolin, qytetin që është porti i flotës ruse të Detit të Zi.

“Vendi ynë ka rifituar unitetin e tij historik. Kjo lidhje e gjallë dhe e pathyeshme mund të ndihet veçanërisht këtu, në Sevastopol, në Krime,” – tha Putin të enjten.

Lexo më shumë  Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe

“Ata janë me Rusinë përgjithmonë, pasi ky është vullneti sovran, i lirë dhe i palëkundur i popullit, i të gjithë popullit tonë,” – shtoi presidenti rus.

Dita e Unitetit shënon dëbimin në vitin 1612 të forcave polako-lituaneze që pushtuan Moskën. Festa filloi në vitin 2005, duke zëvendësuar përkujtimin e epokës sovjetike në atë datë të Revolucionit Bolshevik.

Kjo ditë u bë gjithashtu një rast për marshime kundër emigrantëve nga nacionalistët, por autoritetet e Moskës ndaluan që kjo ngjarje të zhvillohej në kryeqytetin rus këtë vit.

Lexo më shumë  Popullariteti i Putinit bie ndjeshëm: Instituti shtetëror i sondazheve i Rusisë ndalon në heshtje publikimin e shifrave të tij

Rreth 20 persona u arrestuan ndërsa përpiqeshin të mblidheshin në një stacion metroje në Moskë për një demonstratë nacionaliste, sipas OVD-Info, një grup që monitoron demonstratat dhe arrestimet politike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *