KryesoreLajme

Gazetarit nuk i intereson e vërteta e bosnjizimit potencial të Kosovës, por papajtueshmëria potenciale mes kryeministrit dhe ambasadës amerikane

Shkruan Donik Sallova

Kryeministri deklaron në Hard Talk në BBC se nuk do ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e cila synon bosnjizimin e Kosovës.

Gazetari i një televizioni kryesor në Kosovë në vend se të hulumtojë se a do ta bosnjizonte Asociacioni Kosovën, si dhe pse do ta bosnjizonte dhe ta informojë publikun se a qëndron apo jo deklarata e kryeministrit, jo ai zgjedhe që t’ia shkruajë një e-mail ambasadës amerikane dhe ta pyes se si e komentoni deklaratën kryeministrit.

Pra, gazetarit nuk i intereson e vërteta e bosnjizimit potencial të Kosovës, por evidentimi mundësisht i papajtueshmërisë ndërmjet kryeministrit dhe ambasadës amerikane dhe për këtë “papajtushmëri të imagjinuar” atij nuk i pritet deklarimi eventual i vetë ambasadës, prandaj synon ta nxisë.

Lexo më shumë  Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejtë anëtarësimit

Gazetari natyrisht që mund t’i shkruaj ambasadës amerikane për këtë çështje, por duke i pyetur ata nëse zbatimi i kësaj marrëveshje do ta rrezikonte bosnjizimin e Kosovës, a është Amerika kundër një Bosnje të dytë që kontrollohet nga Serbia dhe influencohet nga Rusia etj.

Gazetari duhet ta kuptojë që profesioni që ka zgjedhur ka të bëj me të pyeturit mbi interesin publik, pavarësisht se ai mund të jetë i punësuar në një televizion privat!

Lexo më shumë  Euro prek një minimum të ri historik në tregun valutor në Shqipëri, zbret në 100.31 lekë

Media e lirë dhe e pavarur është një nga shtyllat kryesore të demokracisë, “pushteti i katërt” siç e kanë deklaruar shumë teoricienë të demokracisë, duke e barazuar me tri pushtetet që legjitimohen nga populli dhe përfaqësojnë interesin e tij.

Imagjinojeni çfarë medie të lirë do të kishim në një Kosovë të bosnjizuar! Fiks sikur në Bosnje me zona të ndaluara si Republika Srpska!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *