KryesoreLajme

Kreu i sindikatës së fermerëve: Në Shqipëri nuk funksionon kompensimi nga qeveria

Dëmi i shkaktuar në fermat shqiptare si pasojë e fatkeqësive natyrore, por edhe karkalecëve është i madh.

Kreu i sindikatës së fermerëve, Eduart Sharka tha se në Shqipëri nuk funksionon asnjë metodë për mbrojtjen apo kompensimin e fermerëve.

Sharka tha se janë dy mënyrat për tu mbrojtur nga dëmtimet, agjensitë e sigurcioneve dhe kompensimi nga ana e qeverisë.

Sipas tij, asnjëra prej tyre nuk funksionon në vendin tonë.

“Problemi i karkalecave ka lidhje me ndjekjen hap pas hapi të situatës, sepse në momentin që shfaqet toka duhet të punohet shpesh për të dëmtuar larvat e tyre por kjo gjë nuk është zbatuar.

Lexo më shumë  Këlliçi: Rama ndërhyri te drejtuesit e medias italiane se mendonte e po fliste me Bolinon që i dhuroi tokë

Mirëpo ne kemi një shërbim në bujqësi që nuk funskionion jo vetëm për këtë rast por për të gjitha shërbimet e agronomisë.”

Sharka foli edhe për fermerët e Korçës, mollët e të cilëve u dëmtuan për shkaqe natyrore si breshëri por ai theksoi se fermerët duhet të kompensohen nga shteti, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur.

“Kemi të bëjmë me një rast dëmi nga fatkeqësi natytore, janë dy mënyra, sigurimi i fermave në agjensitë e siguracionit dhe kompesimi nga shteti për dëmet e shkaktuara. Tek ne nuk funskionon as njëra as tjetra. Ky është problem që ne e kemi ngritur por nuk është marrë parasysh.”

Lexo më shumë  Skemat/ Si vidhnin drejtorët Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës

Eduart Sharka risolli në vëmendje edhe rastin e fermerëve në fshatin Kafaraj tokat e të cilëve u përmbytën.

Ai tha se pavarësisht shumë përpjekjeve ata nuk u kompensuan nga qeveria.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *