Bota

Kreu i OBSH-së i shpreh shqetësimin: Delta dhe Omicron po shkaktojnë “cunami rastesh”

“Qarkullimi në të njëjtën kohë i varianteve Delta dhe Omicron po krijon një cunam rastesh.” kështu është shprehur ditën e sotme drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi.

“Delta dhe Omicron tani janë kërcënim i njëjtë që po i çojnë rastet në shifra rekord, duke çuar në rritjen e shtrimeve në spital dhe vdekjeve”, tha Tedros.

“Jam shumë i shqetësuar që Omicron, duke qenë shumë i transmetueshëm dhe i përhapur në të njëjtën kohë me Deltan, po çon në një cunami rastesh.”

Kreu i OBSH përsëriti edhe një herë thirrjen e tij që vaksinat të ndahen në mënyrë të barabarte dhe paralajmëroi se programet e dozave përforcuese rrezikojnë t’i lënë vendet e varfra pa vaksina.

Lexo më shumë  Fondi Sovran i Norvegjisë shënon fitim vjetor rekord prej 222 miliardë dollarësh

Ghebreyesus u shpreh se OBSH po bën fushatë që çdo vend të ketë arritur objektivin prej 70% të mbulimit me vaksina deri në mesin e vitit 2022, gjë që do të ndihmojë në përfundimin e pandemisë.

Nata e Vitit të Ri do të shënojë përvjetorin e dytë kur Kina njoftoi OBSH-në për 27 raste të një “pneumonie virale” të panjohur në Wuhan. Që prej atëherë, më shumë se 281 milionë njerëz janë raportuar si të infektuar globalisht dhe më shumë se 5 milionë kanë humbur jetën, sipas një raporti të Reuters. 

Lexo më shumë  Zelensky akuzon kryeministrin sllovak se ka zgjedhur Rusinë në vend të Perëndimit për furnizimet me gaz

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *