Bota

Kreu i NATO-s: Putini donte të shkatërronte Ukrainën si një shtet sovran, por dështoi!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se pranimi i Suedisë në aleancë tregon se Vladimir Putini “dështoi” në strategjinë e tij të luftës në Ukrainë për ta dobësuar atë.

“Sulmet e Kremlinit, jo vetëm që bëri që vendet e mëparshme të jo-angazhuara, Suedia dhe Finlanda të hynin nën ‘ombrellën mbrojtëse’ të NATO-s, por tani Ukraina është më afër anëtarësimit në NATO se kurrë më parë”, tha Stoltenberg.

Lexo më shumë  SHBA rikthen sanksionet ndaj naftës ruse, paralajmëron masa të reja edhe kundër Iranit

Komentet e Stoltenberg, të bëra para kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson, erdhën pak përpara se flamuri i Suedisë të ngrihej jashtë selisë së NATO-s në Bruksel në një ceremoni që vuloste Suedinë duke u bërë vendi i 32-të anëtar i aleancës.

“Kur Presidenti Putin nisi pushtimin e tij në shkallë të plotë dy vjet më parë, ai donte më pak NATO dhe më shumë kontroll mbi fqinjët e tij. Ai donte të shkatërronte Ukrainën si një shtet sovran, por dështoi. NATO është më e madhe dhe më e fortë”, tha Stoltenberg.

Lexo më shumë  Një milion evropianë i kërkojnë BE-së të pezullojë marrëveshjen e asociimit me Izraelin për ‘krimet në Gaza’

Rruga Press

YouTube player