Bota

Kreu i Kishës serbe e quan Republika Srpskan shtet

Kreu i Kishës ortodokse serbe, Porfirije, i ka shtuar benzinë situatës në Bosnjë-Hercegovinë, pasi e ka quajtur Republika Srpskan shtet. Ai të dielën mbajti një liturgji në Prijedor, qytet në Republika Srpska, ndërkohë që incizimin e fjalimit të tij e ka hedhur në YouTube, partia e Milorad Dodikut.

Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnjës, kohëve të fundit ka intensifikuar punët për siç ka thënë ai kthimin e asaj që i takon Republika Sprskas. Ai ka paralajmëruar sisten të ndarë tatimor nga Sarajeva zyrtare si dhe themelimin e ushtrisë së Republika Srpskas.

Lexo më shumë  Sfiduesi i Orbanit në Hungari mobilizon mijëra vetë në demonstrata

Deklarata e Profirijes është pritur me zemërim e reagime në Bosnjë, që e kanë cilësuar luftënxitëse. Në fakt, roli i kësaj kishe vlerësohet i madh në Serbi dhe te serbët. I tillë ishte edhe gjatë luftërave të viteve ’90.

LEXO EDHE: DAÇIQ: GREQIA MË GARANTOI SE NUK DO TA NJOHË KOSOVËN

Ndërkohë, Dodik po përballet me kërcënimin për sanksione shtesë në rast se nuk heq dorë nga destabilizimi i Bosnjës.

Lexo më shumë  Borrell: Në Gaza ka uri të plotë, po përparon drejt jugut

Ai së fundi tha se Rusia do ta ndihmojë Republika Srspkan me armatim në rast se vije deri te një konfrontim. Po ashtu, ka marrë edhe mbështetjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se “veprimet e Dodikut janë reaksion i atyre të Sarajevës zyrtare”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *