Bota

Kremlini përdor për herë të parë fjalën “luftë”, për pushtimin në Ukrainë

Rusia tani është në “luftë” me Ukrainën për shkak të ndërhyrjes perëndimore në atë që Moska më parë e quajti “operacion special ushtarak”.

Kështu ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov për median Argumenty i Fakty, e cila është në pronësi të qeverisë komunale të Moskës, shkruajnë mediat e huaja.

“Ne jemi në luftë. Në të vërtetë, ai filloi si një operacion ushtarak special, por sapo Perëndimi kolektiv u bashkua në anën e Ukrainës, ai u kthye në luftë për ne”, citohet të ketë thënë Peskov.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Kjo deklaratë e Peskov bie në sy për faktin se që nga fillimi i pushtimit të tij në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Kremlini ka bërë përpjekje të mëdha për të shmangur ta quajë konfliktin një luftë, duke iu referuar gjithmonë si një “operacion ushtarak special”.

Peskov tha gjithashtu se Rusia duhet të “çlirojë” plotësisht “rajonet e saj të reja për të garantuar sigurinë e njerëzve atje”, një referencë për katër rajonet ukrainase që Rusia pretendoi se i kishte aneksuar në vitin 2022.

Në anën tjetër, Ukraina thotë se aneksimi nga ana e Rusisë ishte një rrëmbim i paligjshëm i tokës dhe se nuk do të pushojë derisa çdo ushtar rus të dëbohet nga toka e saj.

Ukraina është gjithashtu e vendosur të kthejë gadishullin e Krimesë në Detin e Zi, të cilin Rusia e mori prej saj në vitin 2014.

Moska, e cila ka investuar shumë në Krime, thotë se gadishulli është pjesë e Rusisë dhe se statusi i tij është zgjidhur një herë e përgjithmonë.

YouTube player