Uncategorized

Kraki: Për targat, Serbia u dorëzua ndaj Qeverisë së Kosovës, ky vit do të jetë pozitiv për Kosovën

Nezir Kraki, profesor në Paris, është shprehur i bindur se viti 2024 do të jetë pozitiv për Kosovën.

Në një linjë direkte në emisionin “Five”, Kraki ka theksuar se çështja e targave nuk lidhet me çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

“Po. Jam gati i bindur se ky vit do të jetë pozitiv për Kosovën. Ky rezultat i ka dy anë, njëra është këmbëngulja e Kosovës dhe ripozicionimi i saj në mënyrë serioze karshi Serbisë në dialog dhe karshi aleatëve dhe ana tjetër është ndërrimi i pozicionit të serbëve lokalë në ato pjesë të Kosovës dhe bindja e tyre e re se duke qenë vegël e kriminelëve atje dhe Beogradit, ata ishin peng dhe fati i tyre ishte në duart e huaja. Kur serbët vetë vendosen që ta pranojnë rikosovarizimin e tyre atëherë edhe ata ia kanë kthyer shpinën Vuçiqit me këtë akt”, u shpreh ai.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Ai ka potencuar se Serbia i është dorëzuar edhe serbëve lokalë të Kosovës por edhe Qeverisë së Kosovës, pas implementimit të marrëveshjes për targat.

“Çështja e targave nuk ka lidhje me idenë e Asociacionit, ajo është që nëse Kosova vjen në pikën kur duhet ta krijojë një Asociacion pa e dëmtu rendin e saj Kushtetues atëherë Serbia duhet ta zyrtarizojë apo të paktën të pranojë termat e teksteve të Brukselit dhe Ohrit, ku kemi njohje të flamurit, de facto, njohje të simboleve… dhe respektimin e Kartës së OKB-së, targat kanë qenë vendim i mençur i Kosovës. Këmbëngulja e Kosovës dha këtë rezultat. Serbia u dorëzua edhe ndaj serbëve lokalë të Kosovës edhe ndaj Qeverisë së Kosovës”, shtoi më tej profesori Kraki.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Po ashtu, Kraki është shprehur optimist se do të ketë takime midis dy liderëve, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, teksa shton se evropianët duhet ta përshpejtojnë procesin e dialogut.

“Beteja vazhdon sepse temat e tjera janë shumë më komplekse. Situata para se Kosova ta ndërmerrte vendimin për reciprocitetin për tabelat, situata ka qenë ekskluzivisht në favorin e Serbisë, të vetmit të penalizuar ishin shqiptarët e Kosovës.  Gjithsesi do të ketë takim, besoj që evropianët duhet ta përshpejtojnë procesin i cili ka mbetur nga ana e Serbisë, evropianët duhet ta përshpejtojnë procesin e pranimit nga ana e Serbia të asaj me të cilën është dakorduar, dhe aty kemi mbetur, që të ndodhë ai, duhet të ketë edhe takime”, u shpreh ai.

Rruga Press

YouTube player