Bota

Arratisja e bosit të drogës vendos Ekuadorin në “shtetrrethim”, 3 mijë agjentë dhe ushtria në rrugë

Ekuadori është në kaos total. Presidenti i shtetit latin, Daniel Noboa, shpalli gjendjen e emergjencës në të gjithë territorin, përfshirë në sistemin e burgjeve, pas arratisjes së armikut kryesor të popullatës, Adolfo Macias, që mban nofkën “Fito”, i cili është bosi më i fuqishëm i një prej bandave më të mëdha të narkotrafikut.

Rreth 3 mijë agjentë janë vënë në ndjekje të tij. Ushtria e Ekuadorit doli masivisht në rrugë me mjete të rënda për të mundësuar rikthimin e rendit publik, veçanërisht në sistemin e vuajtjes së dënimit.

Kam dhënë udhëzime të qarta për komandantët e policisë dhe ushtrisë që të ndërhyjnë për të marrë nën kontroll burgjet. Sapo kam firmosur dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme, në mënyrë që forcat e armatosura të kenë mbështetje të plotë, politike dhe ligjore, për veprimet e tyre. Po marrim një shenjë se gjërat duhet të ndryshojnë në vendin tonë sepse ligjet tona nuk janë të mjaftueshme për të jetuar në paqe. Ne nuk negociojmë me terroristët.”, u shpreh Daniel Noboa, President i Ekuadorit.

Lexo më shumë  Britania dëbon atasheun rus: Është spiun i Moskës

Ushtria do të monitorojë dhe zbatimin e një shtetrrethimi nga ora 23 e darkës deri në 5 të mëngjesit.

Policia bëri me dije se bandat kanë rrëmbyer të paktën 4 efektivë. Për presidentin Noboa, kjo është kriza e parë e madhe e sigurisë, kur kanë kaluar vetëm dy muaj nga marrja e detyrës.

Disa ditë më parë, u arrestuar Fabricio Colon Pico, një nga liderët e bandës Los Lobos, që akuzohet se kërcënoi me jetë prokuroren e përgjithshme. Kjo ngjalli disa manifestime, brenda dhe jashtë burgjeve, duke sjellë një situatë kaotike.

Lexo më shumë  Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë
YouTube player