KryesoreLajme

Kraki: Kushtetuesja nuk mund ta ndalojë votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese nuk mund të pengojë mbajtjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se një formë e tillë votimi është e paraparë me rregullore dhe praktikë parlamentare.

“Nuk ka mundësi që Gjykata Kushtetuese mos me i jap të drejtë votimit të fshehtë, i cili veç është i paraparë”, u shpreh Kraki, duke komentuar mundësitë e ndërhyrjes së kësaj gjykate në procesin zgjedhor brenda Kuvendit.

Lexo më shumë  Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi

Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese mund të rikthehet te vendimet e saj të mëhershme për të qartësuar procedurat. 

“Gjykata mundet me e citu veten në vitin 2014, që prezenca në sallë është obligative, votimi është obligativ”, tha deputeti i VV-së pak para fillimit të tntimit të 35 të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Këto deklarata vijnë në një kohë të tensionuar politike, ku konstituimi i Kuvendit vazhdon të mbetet i bllokuar për shkak të mospajtimeve ndërmjet partive politike.

Lexo më shumë  BIRN: Si u bënë tym milionat e djegësit fantazmë të mbetjeve në Tiranë

Rruga Press

YouTube player