Lajme

KQZ-ja pezullon dy parti politike në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës pezulloi Partinë Socialdemokrate (PSD) dhe Lëvizjen për Bashkëveprim, pasi ato nuk i mbajtën kuvendet e tyre zgjedhore sipas afatit ligjor.

Vendimi është marrë të mërkurën më 27 dhjetor në mbledhjen e KQZ-së ku u bë e ditur se të dy partitë kanë nga 45 ditë afat shtesë për të kryer obligimet ligjore.

Sipas Rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ merr vendim për çregjistrim nga regjistri i partive politike në Kosovë nëse partitë nuk përmbushin obligimet e tyre ligjore edhe pas afatit shtesë prej 45 ditësh.

Lexo më shumë  Rama rrit taksat dhe faturën për shqiptarët, ekspertët paralajmërojnë shtrenjtim çmimesh dhe kosto të reja për biznesin

Vendimi për pezullim, sipas kryetarit të PSD-së është “qasje shantazhuese dhe e dëmshme për organizimin politik”.Ai tha se Kuvendi i PSD-së pritet të mbahet më 28 janar dhe sipas tij për këtë është njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Vendimi i KQZ-së vjen pas rekomandimet e Zyrës për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike (ZRCKFPP).

Sipas KQZ-së, afati i fundit për mbajtjen e kuvendit zgjedhor për Partinë Socialdemokrate ka qenë më 15 dhjetor 2023, ndërsa për partinë politike Lëvizja për Bashkëveprim ka qenë data 8 dhjetor 2023.

Lexo më shumë  Jep me njërën dorë, merr me tjetrën/ Çfarë tregojnë manovrat pas paketës së re fiskale

Ligji për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë përcakton që të gjitha partitë politike të regjistruara janë të obliguara që të mbajnë kuvendin zgjedhor brenda gjashtë muajve nga data e regjistrimit të partive dhe pastaj së paku çdo 48 muaj.

Rruga Press

YouTube player