Lajme

KQZ-ja mban sot mbledhjen për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, në të cilën në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të KQZ-së, mbledhja do të mbahet në orën 18:00, ndërsa certifikimi i rezultateve përfundimtare shënon përmbylljen zyrtare të procesit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025.

Lexo më shumë  Kompania që ministri i mbrojtjes Ermal Nufi thotë se prodhon armë ka vetëm një magazinier të punësuar

“Ju njoftoj se sot (e hënë, 9 shkurt 2026, ora 18:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës dhe në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025”, ka thënë për KOHËN zëdhënësi, Valmir Elezi.

Me certifikimin e rezultateve pritet të hapet rruga për hapat e mëtejmë institucionalë drejt konstituimit të Kuvendit.

Lexo më shumë  Rritet sërish emigrimi: Vetëm në 2025-n, BE dha 69 mijë leje të reja qëndrimi për shqiptarët

Rruga Press

YouTube player