Lajme

KQZ-ja mban sot mbledhjen për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, në të cilën në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të KQZ-së, mbledhja do të mbahet në orën 18:00, ndërsa certifikimi i rezultateve përfundimtare shënon përmbylljen zyrtare të procesit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025.

Lexo më shumë  Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevës

“Ju njoftoj se sot (e hënë, 9 shkurt 2026, ora 18:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës dhe në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025”, ka thënë për KOHËN zëdhënësi, Valmir Elezi.

Me certifikimin e rezultateve pritet të hapet rruga për hapat e mëtejmë institucionalë drejt konstituimit të Kuvendit.

Lexo më shumë  Skandali i radhës: Edi Rama për herë të tretë në publikimet e tij në rrjetet sociale e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë!?

Rruga Press

YouTube player