Lajme

Kosovë/ Vendosen masat e reja, s’ka gastronomi pa vaksinim a test

Qeveria e Kosovës të enjten ka vendosur për masat e reja në luftën ndaj COVID-19. Masat e reja kryesisht lidhen me kushtëzimin që qytetarët të mund të hyjnë në kafe apo klube të natës. Ata nuk do të mund ta bëjnë këtë pa dëshmuar se kanë marrë vaksinën apo kanë test negativ PCR në 72 orët e fundit.

Në konferencën për media, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se do të rritet ndjeshëm mbikëqyrja e respektimit të masave.

Lexo më shumë  “Vetëm liria është më e shtrenjtë se jeta”, Kurti citon pjesë të intervistës që heroi Ilaz Kodra kishte dhënë për një televizion gjerman

Masat e reja vlejnë nga 20 gushti.

Ai ka thënë se masat janë marrë për shkak të shpërndarjes së madhe të variantit Delta të COVID-19.

“Për shkak se varianti Delta ka qenë dominues në pjesën më ët madhe të shteteve të Evropës, një valë e përfshirjes nga ky variant edhe në vendin tonë ka qenë e pashmangshme. Shkallën e shpërndarjes në krahasim me variantin alfa e ka së paku katër herë më të lartë. Ky variant dominon prej mbi 80 për qind të rasteve me COVID-19 në rastet e reja. Kjo na detyron t’i zbatojmë masat”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kapen rreth 400 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Po ashtu janë ndarë 80 mijë euro për angazhim të 50 infermierëve për procesin e vaksinimit.

Masat e reja janë vendosur në ditën kur në Kosovë u regjistruan 1009 raste të reja me COVID-19.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *