Bota

Hollanda numëron 75 mijë pika karikimi publike në rrugë, 190 mijë i kanë në shtëpi

Industria dhe bujqësia kanë bërë që Hollanda të jetë ndër vendet me ajrin më të ndotur në Europë dhe për shkak të pozicionit gjeografik, edhe më i rrezikuari nga ngrohja globale.

Në kuadër të politikave europiane për mbrojtjen nga kriza klimatike, qeveria po u mundëson qytetarëve infrastrukturën e nevojshme që edhe ata të luajnë rolin e tyre në adresimin e krizës.

Falë subvencioneve dhe distancave të shkurtra, holandezët po qarkullojnë masivisht me makina elektrike, të cilat mund t’i karikojnë kudo.

Janë rreth 75 mijë pika karikimi publike në rrugë, dhe janë diku te 190 mijë persona që kanë stacione karikimi në shtëpi.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Terminalet e karikimit që mbulojnë qytetet e fshatrat holandeze janë sa 30 pë qind e totalit të stacioneve të ngritura në gjithë kontinentin.

Modele makinash të tilla europiane e amerikane i gjen të parkuara kudo nëpër qendrat e njohura si Amsterdami, Haga apo Roterdami.

Jam e lumtur për zgjedhjen që kam bërë dhe që me vetëdije po kontributoj në mbrojtjen e mjedisit. Mbeten disa shqetësime të vogla, si llogaritja e distancave që mund të përshkoj me bateri, hapësirat e lira për karikimin e tyre, por e përgjithshmja është shumë mirë” thote një qytetare

Holandezët zotërojnë më shumë makina për frymë sesa francezët, grekët apo suedezët.

Lexo më shumë  Të sanksionuar nga SHBA-ja, por Borrelli mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë

Nga 400 mijë makina të reja që u shitën vitin e kaluar, 20 për qind ishin tërësisht elektrike.

Norvegjia dhe Suedia plotësojnë dy vendet e para për sa i takon numrit të makinave me bateri për frymë në Europë, ndërsa Gjermania dhe Franca, ndajnë dy vendet pas Hollandës për stacionet e karikimit të makinave elektrike.

Trafiku rrugor shkakton një të pestën e gjithë dioksidit të karbonit që Hollanda lëshon në atmosferë, dhe qeveria atje po punon që makinat e reja të jenë krejtësisht elektrike në 2030-ën. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *