Lajme

Kosovë – Sot vazhdimi i seancës konstituive, në rend dite zgjedhja e nënkryetarëve

Sot nga ora 11:00 pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Në rend dite është zgjedhje e pesë nënkryetarëve të Kuvendit, që dështoi të bëhej në vazhdimin e seacnës që është mbajtur të mërkurën. 

Ndërkohë që atë ditë kryetare e Kuvendit është zgjedhur deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu.

Lexo më shumë  “Ka një feeling të ngrohtë si jaht”/ Vilat luksoze në Palasë! E-maili i Alban Eftimit që ‘fundosi’ Ballukun

Pas dështimit të konstituimit të Kuvendit kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se pajtueshmërinë për zgjedhjen e nënkryetarëve synojnë ta arrijë në një takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, e atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. 

Ai tha se i ka ftuar në takim dy liderët e këtyre partive dhe bëri thirrje për qasje konstruktive në mënyrë që Kuvendi i Kosovës të konstituohet dhe të formohet sa më shpejt Qeveria e re.

Por nga ajo ditë nuk është raportuar për një takim në mes të tyre. 

Me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve, Kuvendi konsiderohet i konstituuar.

Rruga Press

YouTube player