Dita e 103 e protestës – Oshëtin bulevardi në Tiranë: Arrestoni Ballukun! Rama jep dorëheqjen!
Qytetarët vazhdojnë të marshojnë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në ditën e 103 të protestës sot në 10 shtator.
Protestuesit bënë thirrje të ndryshme. Ata thirrën në kor “Arrestoni Ballukun”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Rama o legen, gjithë Shqipëria të urren”etj.
Marshimi po afron pranë Kryeministrisë, ku pritet që të mbahen dhe fjalime të aktivistëve.
Me flamuj kombëtar, protestuesit vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, që e akuzojnë për korrupsion galopant.
Kishte edhe thirrje për arrestimin e kryeministrit të vendit Edi Rama, që e akuzojnë si kreun e kastës së korruptuar politike.
Rruga Press

