Lajme

Kosovë/ Peci: Këtë vit do të ketë rritje të mbështetjes përmes subvencioneve për kulturat bujqësore

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se këtë vit do të ketë rritje të mbështetjes përmes subvencioneve për shumicën e kulturave bujqësore.

Peci këto komente i bëri gjatë një vizite me perimtarinë nga Podujeva, duke thënë se “rritjen më të madhe do ta kenë kultivuesit e perimeve me 100 për qind nga sa ishte vlera e subvencionimit kur morëm nën udhëheqje Ministrinë e Bujqësisë”.

“Kjo rritje për kultivuesit e perimeve bëhet duke parë potencialin për zhvillimin e mëtutjeshëm të perimtarisë dhe duke krahasuar me importet e prodhimeve bujqësore që hyjnë në Kosovë çdo vit”, ka thënë Peci.

Lexo më shumë  Konjufca, në takim virtual me mbi 40 ministra të Punëve të Jashtme nga vende të ndryshme të botës – diskutojnë për situatën në Ngushticën e Hormuzit

Peci gjatë kësaj vizite njoftoi se janë në finalizim të Programit për Pagesa Direkte – Subvencione për vitin 2022 dhe Programit për Zhvillim Rural – Grante që planifikohen të aprovohen gjatë muajit mars të këtij viti, ku përmes politikave mbështetëse dhe masave përkatëse synojmë të mundësojmë si ngritjen e pikave të reja grumbulluese, ashtu edhe ngritjen e kapaciteteve të tyre.

“Këtë vit do të subvencionojmë 75% të vlerës së Primit të Sigurimit. Subvencionimi i Primit të Sigurimit bëhet për kulturën e mollës, qershisë, misrit, fasules, dardhës, specit, kumbullës, mjedrës, vishnjes, dredhëzës, arrës, rrushit, si dhe për primin e sigurimit “tradicional” bujqësor tek kultura e mollës – pemishte intensive, specit – kultivimi intensiv dhe rrushit të verës”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan eviton keqpërdorimet në emër të krizave të vazhdueshme dhe rritjen apo fryrjen artificiale të çmimeve

Peci i siguroi bujqit se ata nuk do të presin për kompensim siç kanë pritur rëndom, por do paguajnë vetëm pjesën e tyre pasi që MBPZhR-ja do të kryejë pagesën drejtpërdrejt me kompanitë e sigurimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *