Lajme

Makinat e vjetra në Shqipëri problemi kryesor i mjedisit

Numri i makinave që qarkullojnë në Shqipëri është rritur. Mbi 711 makina duket se nuk janë penguar nga rritja e çmimit të karburantit.

20 për qind e tyre janë importuar gjatë 3 viteve të fundit, kryesisht nga Gjermania e Italia, që do të thotë se shqiptarët shtuan blerjen e makinave gjatë pandemisë.

73 për qind e tyre punojnë me naftë, ndërsa makinat që përdorin benzinë janë 4 herë më pak. Makinat që mbizotërojnë janë ato të para vitit 2005.

Një makinë me karburant prodhon mbi 560 gramë CO2 për kilometër. Të gjithë makinat e Shqipërisë të marra bashkë, prodhojnë 398 ton dioksid karboni. Një ton dioksid karboni është i barabartë me një top gjigand me diametër 10 metër.

Lexo më shumë  Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

Specialistja e Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit, Ernisa Caka thotë se ndotësit kryesor në Shqipëri janë makinat.

Pavarësisht markave të shtrenjta, mbi 60% e makinave që qarkullojnë në vend, janë prodhuar para vitit 2005. Vetëm 4% janë prodhuar në 7 vitet e fundit. Ndër to as 1% nuk janë elektrike.

Janë kryesisht kompanitë e mëdha apo të taksive ato që kanë futur në vend makinat elektrike. Sara Shehu, menaxhere shitjesh në Vodafone, përdor një të tillë.

Lexo më shumë  Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejtë anëtarësimit

“E karikoj një herë në javë dhe eci mbi 200 km,” – tregoi Sara.

Karikuesit në rrugë funksionojnë kryesisht me kartën e kompanisë që i ka vendosur. Ato publikë janë të paktë dhe të përqendruar kryesisht në Tiranë.

Bashkimi Europian synon të ndalojë shitjet e makinave me karburant deri në vitin 2035 duke nxitur prodhimin edhe përdorimin e  makinave elektrike. Ndërkohë që shitja e tyre shënoi rekord vitin e shkuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *