Lajme

Kërcënoi me armën e shërbimit klientët dhe pronarin e lokalit, arrestohet punonjësi i Gardës

Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë ka arrestuar sot në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, Inspektor D. K., 44 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi.

Ky person dyshohet se ka kryer veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 248 dhe 84 të Kodit Penal.

Ky person rreth orës 12:10, punonjësi i Gardës së Republikës, D. K., është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me klientët dhe pronarin e një lokali në rrugën “Elez Isufi” në Tiranë, të cilët i ka kanosur me armën e shërbimit, në shpërdorim të detyrës.

Lexo më shumë  Kurti mesazh BE-së: Kontrolloni progresin në lidhje me progresin demokratik dhe reformat e BE-së në rajon dhe pastaj bazoni politikat mbi ato të dhëna

“Nga hetimet paraprake rezulton se D. K., duke qenë jashtë shërbimit, ka konsumuar pije alkolike në ambientet e lokalit dhe më pas është konfliktuar me klientët dhe pronarin e lokalit, të cilët kanë arritur t’i heqin armën nga dora duke e neutralizuar. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.” – thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *