Kosova si dush shpëlarjeje për Ramën pas takimeve me Vuçiqin
Përball Vuçiqit, Rama ka deklaruar disa herë se është patetike dhe nuk ia vlen të përmenden krimet e 20 viteve më parë. Për më tepër, ka qenë pikërisht ai që ka hedhur poshtë çështjen e gjenocidit në Kosovë dhe rezolutës që dënon atë.
Sa herë është me Vuçiqin ka bërë njeriun që mohon tmerret dhe gjenocidin e serbëve.
Nga ana tjetër, kur vjen puna te Këshilli i Evropës, i bie këtij organi pa asnjë etiketë diplomatike, në mënyrë të papritur, ashtu siç i ra Bullgarisë për hir të Maqedonisë së Veriut, pra për Ballkanin e Hapur, sepse ai nuk ka ndonjë interes të madh për Maqedoninë e Veriut në vetvete.
Ndër të tjera, Rama ka kërkuar që Ballkanit të Hapur t’i bashkohen edhe vende të cilët nuk e njohin Kosovën, apo vende që kanë relacione të ngushta me vetë atë, siç është Hungaria.
Nga ana tjetër, e ka mirëpritur Spanjën me shumë pompozitet, kryeministrin spanjoll kur erdhi në Shqipëri.
Janë të gjitha tema të cilat bëjnë një lojë të dyfishtë te Rama. Nga njëra anë, është njeriu që legjitimon Serbinë në çdo institucion të lartë, duke përfshirë dhe NATO-n, për mosangazhimin me sanksione kundër Rusisë, e nga ana tjetër, i qëndron shumë afër Vuçiqit në lidhje me Ballkanin e Hapur.
E thërret Hungarinë pa pikën e lidhjes në Ballkanin e Hapur, e thërret Turqinë e Erdoganit në Ballkanin e Hapur. Të gjitha tendencat e çojnë drejt lindjes dhe autokracive.
Në këtë aspekt, i duhej të bënte atë lloj akuze palidhje ndaj Këshillit të Evropës. Për këtë lan fytyrën ku dhe kur i duhet me krimet në Kosovë nga ana e serbëve, me akuzën e Dick Martyt, për të cilën kur çështja ishte në lojë nuk tha asgjë, nuk ndërmori asnjë masë, të tipit të mbajtjes së qëndrimeve publike, hedhjes në gjyq të Dick Martyt, apo të ngjajshme të këtij lloji.
©Rruga Press