KryesoreLajme

Kosova pa tarifa doganore në tregjet e EFTA-s nga 1 tetori

Nga 01.10.2026 hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, e cila synon të krijojë mundësi të reja për eksportet, investimet dhe partneritetet ekonomike.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka organizuar një sesion informues me bizneset për t’i informuar ato për përmbajtjen e marrëveshjes dhe mundësitë që ajo krijon për ekonominë e Kosovës.

EFTA përfshin Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën, tregje të cilat karakterizohen nga fuqi e lartë blerëse.Sipas MINTI-t, gjatë vitit 2025 Kosova eksportoi mbi 100.4 milionë euro mallra në vendet e EFTA-s, ndërsa importoi rreth 53 milionë euro, duke regjistruar një bilanc pozitiv tregtar prej 47.4 milionë eurosh.Nga vlera e përgjithshme e eksporteve në këto tregje, rreth 99.4 milionë euro ishin eksporte drejt Zvicrës.

Ministrja Kusari-Lila, ka thënë se këto të dhëna tregojnë se produktet kosovare tashmë kanë prani në tregjet e EFTA-s, ndërsa synimi është zgjerimi i tyre.“Kosova ka një bilanc të konsiderueshëm pozitiv, i cili në vitin 2023 arriti në rreth 2 miliardë e 370 milionë euro. Eksporti i shërbimeve përbën një nga avantazhet kryesore të Republikës sonë në tregtinë ndërkombëtare. Dhe paraqet gjithashtu potencial të rëndësishëm të rritjes më tutje.

Lexo më shumë  Policia me aksion në veri, bashkë me Doganën dhe ATK-në

 Në këtë drejtim, vendet e EFTA-s dhe veçanërisht Zvicra, përbëjnë partnerë të rëndësishëm tregtarë për Kosovën në fushën e shërbimeve”- tha Kusari-Lila.Sipas saj, MINTI i ka dhënë prioritet procedimit të marrëveshjes për ratifikim, me qëllim të rritjes së pranisë së produkteve dhe shërbimeve kosovare në këto tregje.

Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne Lise Cattin Hennin, e cilësoi marrëveshjen një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s.“Ne po shënojmë këtë arritje të rëndësishme në marrëdhëniet ekonomike midis Kosovës dhe vendeve të EFTA-s. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë midis Kosovës dhe katër vendeve të EFTA-s — Zvicrës, Islandës, Lihtenshtajnit dhe Norvegjisë — do të hyjë në fuqi më 1 tetor, dhe kjo është një arritje shumë e rëndësishme”- tha ajo.Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu  tha se marrëveshja pritet të sjellë lehtësime në procedurat tregtare dhe mundësi të reja për bizneset eksportuese.“Nga perspektiva e jonë si doganë, sigurojmë se përfitimet e marrëveshjes mbështeten nga një administratë moderne, procedurat thjeshtohen dhe faktori njerëzor është i njëtrajtshëm me rregullat dhe procedurat sa i përket kualifikimit që ka kjo marrëveshje.

Lexo më shumë  SPAK godet pasuritë e kartelit “Çopja-Çela”, sekuestron një kompani dhe 25 automjete

Përveç kësaj, ne si doganë, meqë lehtësimi i tregtisë konsiderohet një nga prioritetet tona kryesore, kemi bërë zhvillime në të gjitha fushat që mund të ndikojnë në lehtësimin e tregtisë”- tha ai.Marrëveshja nuk përfshin vetëm tregtinë e mallrave, por krijon mundësi edhe për tregtinë e shërbimeve, përfshirë teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, shërbimet profesionale e biznesore, transportin dhe ndërtimin.

Në sesionin informues morën pjesë edhe ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne Lise Cattin Hennin, dhe drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.MINTI ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe komunikimi me bizneset janë të rëndësishme për shfrytëzimin e mundësive që ofron marrëveshja.Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, synohet rritja e eksporteve të produkteve “Made in Kosova”, krijimi i partneriteteve të reja dhe tërheqja e investimeve.Marrëveshja ofron mundësi të shumta – përfshirë për importimin dhe eksportimin e mallrave. Produktet me origjinë nga Kosova do të mund të eksportohen në vendet e EFTA-s dhe Kompanitë vendore nuk do të kenë nevojë që të paguajnë tarifë doganore për to.

YouTube player