Lajme

Kosova kërkon reagimin e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë për pasivizimin e shqiptarëve në Luginë

Shteti i Kosovës i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë ndaj sjelljes së shtetit të Serbisë për reagimin e tij ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Duke u bazuar në raportin e fundit të Komitetit të Helsinkit për pasivizimin e shqiptarëve në Serbi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se përgjigja e komunitetit ndërkombëtar deri tash për këtë çështje s’ka qenë e mjaftueshme. “Duhet të bëhet më shumë”, ka thënë ajo në Twitter.

Raporti i fundit i këtij komiteti thekson se komuniteti shqiptar në Serbi ka qenë cak i masave administrative diskriminuese, me qëllim të reduktimit të numrit të këtij komuniteti atje.

Lexo më shumë  Kryeministri në ardhje i Serbisë: Do të mbajmë miqësinë me Kinën e Rusinë, nuk vendosim sanksione për luftën ruse në Ukrainë

“Serbia ende po përpiqet ta realizojë idenë e saj për një shtet njëetnik dhe t’i bashkojë të gjithë serbët nëpërmjet margjinalizimit sistematik të të gjitha minoriteteve”, thuhet në raport.

Si përpjekje për reduktim të numrit të popullatës shqiptare që jeton në Serbi, raporti ka vënë në pah procesin e “pasivizimit të pronave të shqiptarëve” që punojnë jashtë këtij shteti, në Evropë apo në Kosovë. Pasivizimi nënkupton që qytetarët që janë shtetas të Serbisë por që veprojnë jashtë vendit do të humbin statusin e të qenit shtetas i këtij shteti, si dhe do të humbin të drejtën e votës, pronës, sigurimit shëndetësorë, pensionit e punësimit.

Lexo më shumë  Aktivisti nga Lugina, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

“Kjo masë, në esencë, është një formë e spastrimit etnik nëpërmjet rrugëve administrative”, ka thënë raporti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *