Kosova e shpalli non grata shovinisten Paunović – Refuzimi i qeverisë së Shqipërisë për ta bërë të njëjtë gjë, një tjetër grackë e ulët
Nga Besmir Lushaj
Kosova e shpalli non grata shovinisten Shezana Paunović, pas pohimit të saj se do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitet 1998-1999.
Ky vendim duhej të ishte pasuar nga i njëjti i marrë nga qeveria e Shqipnisë.
Mirëpo, vendim nuk ka. Propagandë po, patetizëm sigurisht, retorikë boshe si zakonisht, por vendim e veprim jo, si përherë.
Pohimet e ministres serbe janë ma të rëndat të një zyrtari të lartë publik në Serbi. Edhe Sheshelin e bani të dukej i moderuar.
Qeveria e Kosovës vepron, qeveria e Shqipnisë jo.
Për të disatën herë në vitet e fundit, qeveria e Shqipnisë i del pas shpine asaj të Kosovës.
Refuzimi i qeverisë së Shqipnisë për shpalljen non grata të shovinistes serbe asht një tjetër grackë e ulët dhe fort e ligë e Edi Ramës ndaj Albin Kurtit.
Narrativa mbetet po i njëjll pamflet servilizmi: Sado e rëndë të jetë deklarata e ministres serbe, shpallja non grata e saj i rrit tensionet mes dy vendeve, ndërsa Shqipnia distancohet nga veprime të tilla. Rrjedhimisht, mosshpallja e ministres serbe non grata e shpalos qeverinë e Tiranës si faktor stabiliteti, e distancuar nga aktet radikale të Prishtinës.
Kësisoj pohimet e ministres serbe relativizohen deri në sfumim kundrejt vendimit (radikal) të qeverisë së Kosovës – imperativ moral e.politik.pér çdo shtet serioz në një kontekst të tillë.
Pra, Tahir Sinanin e shpallim mercenar, ndërsa ministren serbe nuk kemi asnjë arsye ta shpallim non grata.
Këtë punë le ta kryejë Albin Kurti. Ai asht armiku i tyre, jo ne.
Ne jemi faktori i stabilitetit, fanari ndriçues i paqes dhe bashkëjetesës në rajon.
Rruga Press

