KryesoreLajme

46-të ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Presidenti i EDS nga Brukseli: Rinia shqiptare po frymëzon gjithë Europën

Presidenti i Studentëve Demokratë Europianë (EDS), Francesco Sismondini, iu bashkua protestës së shqiptarëve në Bruksel, e zhvilluar paralelisht me tubimin në Tiranë ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tij para protestuesve, Sismondini shprehu mbështetjen për lëvizjen qytetare në Shqipëri, duke e cilësuar rininë shqiptare si një shembull frymëzimi për të rinjtë europianë.

“Studentë, po lind një lëvizje e re në Europë dhe ne jemi këtu për t’ju mbështetur, për të sjellë zërin e të rinjve europianë në mbështetje të popullit shqiptar dhe rinisë shqiptare, e cila sot po na frymëzon”, deklaroi ai.

Lexo më shumë  Fondi i Kursimeve Pensionale arrin rekord historik investimesh - Kurti: 312 milionë euro kthim bruto në gjysmën e parë të vitit

Sipas tij, të rinjtë në Europë po përballen me sfida të ngjashme përballë qeverive që ai i cilësoi autoritare.

“Përballemi me qeveri autoritare, me diktatura në çdo cep dhe në çdo aspekt të jetës sonë. Dhe sot rinia shqiptare është e vetmja që po frymëzon të rinjtë europianë. Ne po shohim protestat që po vazhdojnë prej më shumë se 40 ditësh. Ju falënderoj. Ju falënderoj nga zemra. Rama ik!
Faleminderit në emër të rinisë së Europës”, shprehet ai.

Lexo më shumë  Si po “gatuhet” lirimi i Erion Veliajt: fati i kryebashkiakut në duart e Ilir Pandës, a është gjyqtari në konflikt interesi?
YouTube player