Shëndetësi

Koronavirusi duke fituar terren në Maqedoninë e Veriut, ja numri i infektimeve dhe viktimave

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar 14 viktima nga COVID-19 dhe 396 raste të reja. 

Raporti i autoriteteve të shëndetësisë ka bërë me dije se nga 4858 testet e kryera gjatë orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar 396 raste të reja me koronavirus.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 207 pacientë të shëruar nga Covid.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID nga fillimi i epidemisë është 224.134, mes të cilëve betejën e kanë fituar 211,228 qytetarë dhe kanë humbur jetën 7935 pacientë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *