Sport

Covid-19 “zbarkon” te Barcelona, ja sa lojtarë janë infektuar

Nga dita në ditë po rritet numri i lojtarëve të prekur nga koronavirusi te Barcelona. Situata në klubin katalanas nuk është aspak e mirë dhe sot kanë marrë lajmin negative tre lojtarë të tjerë.

Ousmane Dembele, Samuel Umtiti dhe talenti Gavi kanë rezultuar pozitivë në tamponët e fundit, duke nisur menjëherë karantinën në shtëpitë e tyre. Tre lojtarët e ekipit të Xavit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Lexo më shumë  Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Pak ditë më parë u infektuan me Covid-19 edhe Clement Lenglet, Dani Alves, Jordi Alba dhe Alex Balde, duke e dërguar në shtatë numrin e futbollistëve pozitivë te Barcelona.

Skuadra katalanase renditet në vend të gjashtë në La Liga. Diferenca me Realin kryesues është 18 pikë dhe djemtë e Xavit do të luajnë ndeshje e radhës më 2 janar kundër Majorkës në transfertë.

Lexo më shumë  Fabrizio Romano zbulon se çfarë ka vendosur Chelsea për Armando Brojën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *