Bota

Koreja Veriore lëshon raketa të tjera. SHBA-ja ngre bombarduesit në Jug

Koreja e Veriut i shtoi demonstrimet e armëve së fundmi,  duke lëshuar katër raketa balistike në det të shtunën, ndërsa Shtetet e Bashkuara dërguan dy bombardues supersonikë që fluturuan mbi Korenë e Jugut në një shfaqje dueli të fuqisë ushtarake që nënvizoi tensionet në rritje në rajon.

Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut tha se katër raketat me rreze të shkurtër veprimi të lëshuara nga një zonë bregdetare perëndimore rreth mesditës, fluturuan rreth 130 kilometra drejt ujërave perëndimore të vendit.

Lexo më shumë  DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

Koreja e Veriut ka testuar më shumë se 30 raketa këtë javë, përfshirë një raketë balistike ndërkontinentale të enjten që çoi në alarm për evakuim në veri të Japonisë dhe një numër të madh avionësh luftarakë brenda territorit të  saj, një kundërpërgjigje zemërimi ndaj një stërvitjeje masive ajrore të kombinuar midis Koresë së Jugut em SHBA-në.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se dy bombardues B-1B janë trajnuar me katër avionë luftarakë amerikanë F-16 dhe katër avionë të Koresë së Jugut F-35 gjatë ditës së fundit të stërvitjeve të përbashkëta të forcave ajrore “Vigilant Storm” që përfundon të shtunën.

Lexo më shumë  Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Kjo shënoi herën e parë që nga dhjetori i 2017-ës që bombarduesit u vendosën në Gadishullin Korean. Stërvitja përfshinte rreth 240 avionë luftarakë, duke përfshirë avionë luftarakë të avancuar F-35 nga të dy vendet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *