Lajme

Kontrolli i Lartë i Shtetit kritika institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e pandemisë në Shqipëri

Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi të enjten raportin përfundimtar mbi menaxhimin e situatës epidemiologjike nga COVID-19 në Shqipëri.

KLSH kritikon institucionet përgjegjëse për menaxhimin e pandemisë për problematika të theksuara, që nisin nga mungesa e kapaciteteve spitalore, fonde financiare të pamjaftueshme, mangësi në stokun e materialeve të mbrojtjes personale (MMP-ve), pamjaftueshmëri në trajnimet e stafit mjekësor, pasiguri në vendin e punës etj.

Puna e Ministrisë së Shëndetësisë nuk i shpëton kritikave të KLSH që sipas raportit nuk realizoi ofrimin e shërbimit shëndetësor si një e mirë publike.

Lexo më shumë  KLSH rekomandoi shkarkimin e Pirro Vengut: Raporti zbulon mbi 8 mln euro të ardhura të munguara, 205 mijë euro dëm ekonomik dhe shkelje financiare milionëshe në Portin e Durrësit

Gjetjet kryesore

  • Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk u koordinua me Planin Kombëtar të Emergjencave Civile për menaxhimin e pandemisë.
  • Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2016-2020 i munguan planet konkrete të veprimi në nivel strategjik dhe operativ, objektiva dhe përshtatja për pandeminë.
  • Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, nuk përcaktohet si strukturë kryesore përgjegjëse për shëndetin publik.
  • Mjekët e familjes nuk janë angazhuar paralelisht me Urgjencën Kombëtare Mjekësore.

KLSH nënvijëzon se “vonesat në kohë lidhur me sistemin e lajmërimit mbi situatën shëndetësore jo të zakonshme të qytetarëve, numri i vogël i grupeve të terrenit dhe mbingarkesa e tyre, kanë ndikuar në shëndetin e pacientëve dhe bënë që procedurat e testimit në disa raste të mos kryheshin brenda afateve kohore të përcaktuara. Kontaktet në rritje me personat e infektuar si dhe ekspozimi ndaj virusit, përbënin një risk të lartë të infektimit të mjekëve në këto grupe, gjë e cila u shoqërua dhe me humbje jete të stafit mjekësor”.

Lexo më shumë  Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *