Lajme

Kontrolli i çmimeve/Qytetarët po paguajnë shtrenjtë për ushqimet

Me gjithë ngritjen e Bordit për Monitorimin e Çmimeve të Produkteve Ushqimore, shqiptarët po vijojnë të paguajnë shtrenjtë ndërsa xhepat po u boshatisen më shpejt.

Sipas vendimit të qeverisë, i ashtuquajturi “Bordi i Transparencës” ka një sërë kompetencash të cilat përfshinë miratimin e listës së produkteve ushqimore, përcaktimin, zbatimin  dhe përditësimin e normave të fitimit për kompanitë.

Po a është ky instrumenti i duhur për të menaxhuar krizën e çmimeve?

Lexo më shumë  Komandant Jashari i FSK-së pret në takim Zv. Agjutantin e Gardës Kombëtare të Ajovës së ShBA-së

“Ne kemi institucione që kanë kompetenca që të luanin rolin që ka bordi. Ne këtë situatë, do te ishte më mirë që institucione si ISHT dhe AK të luanin rolin e mbrojtjes së konsumatorëve, dhe pastaj të shihnin mundësinë e ngritjes të një bordi për rritjen e çmimeve”, thotë Xhensika Bezati nga qendra “Konsumatori Shqiptar”.    

E teksa bordet, përfshirë atë të hidrokarbureve, nuk po japin ndonjë ndikim domethënës te çmimet e produkteve, përfaqësues nga organizata për Mbrojtjen e Konsumatorëve sugjerojnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë të qeverisë për të mbështetur qytetarët përmes politikave fiskale.

Lexo më shumë  Aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri në vitin 2022

Bordi i çmimeve do të vazhdojë të monitorojë tregun për të paktën tre muaj, ndërsa pas kësaj periudhe do të ketë një vlerësim nga Qeveria, bazuar edhe te ecuria e inflacionit./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *