KryesoreOpinion/Aktualitet

Kontrata me anijet amerikane në Vlorë, 3 fakte që ngrenë dyshime për një aferë të madhe

Nga Ola Xama

Kontraktimi i dy anijeve qe do te prodhojne energji ne Vlore, Tigri 1 dhe Tigri 3 do te sjelle humbje per buxhetin e KESH. Sot cmimi i energjise ne bursa eshte me i lire se kosto e prodhimit te energjise nga tec-et e tyre. Praktikisht nuk ia vlen t’i ndezesh!
Por pavaresisht kesaj, ne do te vazhdojme te paguajme per qirane dhe kostot e operimit 68 milion dollare per dy vjet.

Nese anijet do te ishin kontraktuar gjate muajve te veres dhe vjeshtes dhe do te ishin ne funksion ne ate kohe, do te sillnin njefare fitimi. Por ato nuk mberriten atehere kur na duhej, edhe pse u be nje tender emergjent. KESH kur firmosi kontraten nuk i la afat per date dorezimi te tyre, duke zhdukur teresisht emergjencen e procesit dhe sot 1 vit pas tenderit ato nuk jane akoma ne gjendje pune.
Ajo qe ngre dyshime se pas kesaj kontrate qendron nje afere jane 3 fakte:

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

– Tec-et, ndryshe nga sa u tha, nuk do te mbeten ne pronesi te shtetit, madje KESH do te duhet te prese nje police sigurimi per nje vlere 20 milion usd qe kushtojne anijet. Nese anijet kushtojne 20 milion usd, atehere pse duhet te paguajme 45 milion usd per qirane 2 vjecare te tyre? A do te na dilte me lire t’i blinim?

– Kompania Excelerate Energy nuk dha asnje qindarke te veten per te blere anijet. Ne 4 prill 2022 firmosi kontraten me KESH dhe shkon ne banke per te marre kredi pas dy javesh. Me ato para siguron anijet. Prape, a do na dilte me lire te merrnim kredi vete se te paguajme interesat e kredive te firmes private? Pra, interesa mbi interesa?

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

– Tec-i i Vlores nuk punon prej 9 vitesh sepse nuk i punon sistemi i ftohjes. Teknologjia e tij eshte me nafte dhe ka kapacitet te njejte prodhimi me dy anijet. A do na leverdiste me shume te rregullonim sistemin e ftohjes qe ka nje fature financiare me te ulet dhe kohe rregullimi me te shpejte se te prisnim 1 vit te vinin anijet? Po ashtu nje veper qe kemi shpenzuar 110 milion euro per ta ndertuar do ta vinim me ne fund ne operim?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *