Lajme

Interpoli demanton Ana Bërnabiqin: Në takim me të nuk u trajtua çështja e aplikimit të Kosovës

Nga Interpoli kanë thënë se në takim me kryeministren e Serbisë Bërnabiq nuk është trajtuar çështja e ndonjë aplikimi të mundshëm për anëtarësim, ndonësje kryeministrja serbe tha se mori garanci nga presidenti Ahmed Nasser al Raisi, se aplikimi potencial i Kosovës nuk do të ishte në rend dite gjatë mandatit të tij.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, u shpreh të mërkurën se Interpoli ia kishte mbyllur dyert Kosovës.

Ajo tha se kishte marrë garanci nga presidenti i Interpol-it, Ahmed Nasser al Raisi, se aplikimi potencial i Kosovës për anëtarësim Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale, nuk do të jetë në rend dite gjatë mandatit të tij.

Lexo më shumë  Kurti jep detaje nga takimi me ambasadorët e QUINT-it

Megjithatë, në një përgjigjje për tëvë1.info, nga Interpoli kanë thënë se në atë takim nuk është adresuar çështja e ndonjë aplikimi potencial për anëtarësim.

“Përderisa zakonisht nuk komentojmë përmbajtjen specifike të një takimi bilateral, kur u shtrua çështja e anëtarësimit, Presidenti konfirmoi se INTERPOL-i është një organizatë policore dhe nuk është përfshirë në diskutime politike. Presidenti nuk e trajtoi çështjen e ndonjë aplikimi të mundshëm për anëtarësim.”, thuhet në përgjigjen e Interpolit.

Tutje në përgjigje thuhet se çdo vend mund të aplikojë për anëtarësim në Interpol nëse i plotëson kriteret.

Lexo më shumë  Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

“Ju lutemi vini re se çdo vend mund të aplikojë për anëtarësim në INTERPOL nëse plotëson kërkesat e përcaktuara në nenin 4 të Kushtetutës së INTERPOL-it, i cili përcakton kriteret dhe procesin për t’u bërë anëtar i Organizatës”, thuhet në përgjigjjen e Zyrës për Shtyp.

Kosova ka aplikuar tri herë për t’u anëtarësuar në Interpol por nuk ka pasur sukses. Herën e fundit në nëntor të vitit 2018, pro anëtarësimit të Kosovës votuan vetëm 76 shtete.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *