KryesoreLajme

Konjufca takon ambasadoren Eevamari Laaksonen: Kosova dhe Finlanda thellojnë bashkëpunimin dypalësh dhe reformat europiane

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e Republikës së Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.

Në takimin njoftues pas formimit të qeverisë së re, ambasadorja Laaksonen e uroi Konjufcën për mandatin e ri, duke riafirmuar mbështetjen e Finlandës për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe perspektivën e saj evropiane.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm polak thotë se mbrojtja e krahut lindor të NATO-s kundër Rusisë mund të kushtojë mbi një trilion euro

Gjatë bisedës, palët u fokusuan në thellimin e bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e reformave. U vlerësua gjithashtu roli i diasporës kosovare në Finlandë, e përbërë nga rreth 20 mijë bashkatdhetarë, si një urë e rëndësishme lidhëse mes dy vendeve.

Në takim u diskutua edhe mundësia e nisjes së procedurave për njohjen e ndërsjellë të patentë-shoferëve, si një hap konkret drejt lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve.

Lexo më shumë  Shifrat e frikshme të shpopullimit: Për 4 vjet kanë ikur nga Shqipëria mbi 180 mijë veta

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të partneritetit me Finlandën dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Rruga Press

YouTube player