Lajme

Konjufca në takim me shefin e zyrës së BE-së, flasin për agjendën e integrimit evropian

Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova ka përmbushur kriteret e nevojshme për ta marrë vendin e statusit kandidat në Bashkimin Evropian, në një takim që ka pasur të martën me shefin e ri të Zyrës së BE-së në Prishtinë, Aivo Orav.

Takimi mes Konjufcës dhe Oravit, sipas njoftimit, u fokusua në diskutimin e zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, agjendën evropiane të Kosovës dhe përparimin në procesin e reformave për integrimin evropian.

Lexo më shumë  Taravari: Për një muaj do të jetë gati stacioni i kompresorit të ri në klinikën e kirurgjisë në Maqedoninë e Veriut

“Kryetari Konjufca, pasi i uroi detyrën e re, e njoftoi ambasadorin Orav përkitazi me punën e deritashme të Legjislaturës VIII, përfshirë miratimin e disa ligjeve shumë të rëndësishme që lidhen me Agjendën e Reformave Evropiane, si dhe ritheksoi përkushtimin e legjislativit në vazhdimin e reformave të nevojshme, duke nënvizuar se Kosova tashmë ka përmbushur kriteret dhe është në pritje të dhënies së statusit të vendit kandidat të BE-së. Ai po ashtu e falënderoi ambasadorin Orav për mbështetjen e BE-së ndaj Kosovës, sidomos në fushat e sundimit të ligjit, demokratizimit dhe forcimit të institucioneve“, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Lexo më shumë  Ministri Maqedonci: Çdo kërcënim e marrim seriozisht, nuk i frikësohemi Serbisë

Ambasadori Orav e falënderoi Konjufcën për pritjen dhe vlerësoi progresin e arritur deri tani, sipas njoftimit.

“Kryetari Konjufca dhe ambasadori Orav shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe vazhdimin e mbështetjes së legjislativit në funksion të avancimit të agjendës së përbashkët evropiane“.

Rruga Press

YouTube player