KryesoreLajme

Politikani serb: Vuçiqi dhe Nikoliqi janë kriminelë lufte

Politikani opozitar në Serbi, Nikola Sanduloviq, po u bënë thirrje ndërkombëtarëve që të veprojnë shpejt dhe ta arrestojnë presidentin aktual serb Aleksandar Vuciq dhe atë të kaluarin Tomislav Nikoliq.

Sanduloviq ka publikuar një video të kriminelit të luftës Vijslav Sheshel teksa përmend emrat e të dyve.

“Dëgjoni fjalët e kriminelit të luftës Vojislav Sheshel, i cili kaloi mbi 12 vjet në Hagë. Së bashku me Sllobodan Millosheviqin, ai ishte organizatori i organizimit dhe pjesëmarrjes së bandave serbe në të gjitha krimet kundër civilëve dhe luftërat që Serbia bëri në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë”.

Lexo më shumë  Projektligji për pronat bujqësore që u shiten të huajve

Sipas opozitarit serb, Vuçiqi dhe Nikoliqi janë kriminelë lufte.

Dëgjoni çfarë thotë dhe kë i ka etiketuar si bashkëpunëtorë të tij në ato krime! Ish-presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kush do të përgjigjet pse kriminelët e luftës Tomislav Nikoliq dhe Aleksandar Vuçiq nuk u arrestuan dhe nuk u dërguan në Hagë? I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë që të arrestojnë dhe dënojnë menjëherë këta kriminelë lufte”.

Lexo më shumë  Berisha sulmon sërish protestuesit: "Rama në burg, Berisha në burg", thirrje mjerane të kundërshtarëve të opozites

Rruga Press

YouTube player