KryesoreLajme

Konjufca: Krimet e Serbisë nuk harrohen, Kosova s’do rresht për drejtësi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në kompleksin e varrezave në dy fshatra të komunës së Lipjanit, Hallaq i Vogël dhe Rufc i Ri.

Pas homazheve pranë lapidarëve me emrat e skalitur të të rënëve, Konjfuca bashkëbisedoi me familjarë të heronjve e martirëve dhe banorë të tjerë të fshatrave.  

Lexo më shumë  Lirohet me amnistinë penale e dënuara për trafik të 58kg kanabis, Erisa Fero, që punonte tek AKSHI

“Duke vlerësuar lart sakrificën e të rënëve, kryetari i Kuvendit theksoi se krimet e Serbisë nuk do të harrohen asnjëherë dhe se Kosova kurrë nuk do të resht së kërkuari drejtësi. Kryetari Konjufca tha se të rënët do të kujtohen me krenari brez pas brezi, duke mbetur lapidarë të përjetshëm në memorien e popullit shqiptar”, ka njoftuar zyra për informim e Kuvendit të Kosovës.

Lexo më shumë  Kolona zanore e filmit të ri “Odisea” u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
YouTube player