Bota

F-35 ngrihet në qiell! SHBA dhe Koreja e Jugut kryejnë stërvitjen më të madhe ajrore

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë zhvilluar një nga stërvitjet më të mëdha ajrore si kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve me raketa balistike të Koresë së Veriut. Të dyja vendet filluan stërvitjet e përbashkëta 15-ditore të njohura si Trajnimi Fluturues i Koresë, me rreth 100 avionë luftarakë.

Stërvitjet janë një të organizuara për të rritur gatishmërinë e kombinuar të forcave të tyre ushtarake. Në qiell u ngritën edhe avionët super të shpejtë F-35. Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate, përfshirë dhe Japoninë, kanë forcuar ushtritë e tyre përballë asaj që e shohin si një kërcënim në rritje nga Kina në Detin e Kinës Jugore dhe Detin e Kinës Lindore, dhe për të penguar çdo përpjekje të Pekinit për ta futur Tajvanin nën kontroll.

Lexo më shumë  Tension në lindje të Evropës! Fregata ruse lëshon dy raketa ndaj helikopterit danez

Kina e konsideron Tajvanin si territor të saj. Në një sinjal të përshkallëzimit të tensioneve udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un lëshoi një paralajmërim të zymtë para disa javësh, duke thënë se tani ishte koha për të qenë më të përgatitur se kurrë për një luftë.

Ai e vuri theksin tek situata e ndërlikuar ndërkombëtare dhe tensionet gjeopolitike në rritje. Diktatori i Penianit është zotuar ti japë një goditje të fortë çdo kundërshtari që do të përpiqet t’i sfidojë ushtarakisht.

Lexo më shumë  Gjermania akordon 1 milion euro shtesë për sigurinë bërthamore në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player