KryesoreLajme

Kongresmeni i SHBA Wilson: Deklarata e neveritshme e ministres serbe e diskualifikon Beogradin për organizimin e Asamblesë së OSBE-së në vitin 2027

Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila tha për televizionin serb Kurir se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”.

Wilson i cilësoi këto deklarata si “të neveritshme dhe inflamatore”, duke theksuar se ato janë arsyeja pse Asambleja Parlamentare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE PA) nuk duhet ta marrë në konsideratë kandidaturën e Beogradit për të pritur takimin vjetor të organizatës në vitin 2027.

Lexo më shumë  Kurti për 35-vjetorin e referendumit: 99.87 për qind votuan për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur

“Pikërisht për këtë arsye, OSBE PA nuk duhet ta marrë në konsideratë ofertën e Beogradit për të pritur takimin vjetor të vitit 2027”, ka shkruar Wilson.

Sipas kongresmenit amerikan, OSBE-ja është krijuar për të ndërtuar konsensus dhe për të forcuar bashkëpunimin në Evropë, e jo për të rindezur tensionet etnike.

“OSBE-ja është krijuar për të ndërtuar konsensus në Evropë, jo për të rindezur tensionet etnike”, ka deklaruar ai.

Lexo më shumë  PPP-të marrin 1 miliard euro nga shteti, gati gjysma e kontratave të koncesioneve janë nën hetim nga SPAK-u

Deklarata e Paunoviqit ka nxitur reagime dhe dënime në Kosovë dhe më gjerë, ndërsa Wilson ka shprehur mbështetje për kandidaturën e Charlestonit për organizimin e takimit të vitit 2027.

Rruga Press

YouTube player