KryesoreLajme

Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s

Kongresmeni amerikan Kieth Self gjatë një tryeze me deputetët shqiptarë në Kongres theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të sjellë stabilitet në Ballkan.

Ai nënvizoi se kjo është një pjesë kyçe për sigurinë rajonale dhe se duhet tejkaluar kundërshtimet e disa vendeve.

“Unë po kërkoj ekuilibër në Ballkan. Dua ekuilibër në Ballkan dhe mendoj se një nga pjesët kyçe – dhe e kam marrë si mision personal- është anëtarësimi i Kosovës në NATO, e cila do të ishte një forcë jashtëzakonisht stabilizuese në Ballkan.

Lexo më shumë  Provokim ushtarak pranë kufirit të NATO-s/ Droni rus godet trenin, shpëton ish-kryeministri britanik Johnson dhe delegacioni perëndimor

Prandaj duhet të bëjmë përparim në këtë drejtim dhe duhet t’u përgjigjemi kundërshtimeve të disa vendeve. Besoj se kjo është një pjesë kyçe e asaj për të cilën po flasim sot, sepse siguria në Ballkan-Ballkani sot, sipas mendimit tim, është një fuçi baruti- dhe ne duhet ta zgjidhim këtë dhe të sjellim stabilitet në rajon”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti: Mbi 1 miliard euro për ushtrinë në katër vitet e ardhshme
YouTube player