Art & Kulturë

“Kongresi i Lushnjes” te Galeria e Artit/ Ekspozita me dokumentet origjinalë të kohës

Dokumentet origjinalë të mbajtjes së kongresit të Lushnjes tashmë mund të  gjenden te Galeria e Artit  në Tiranë.

Në një ekspozitë ku në qendër janë vendosur dokumentet e rëndësishme të asaj kohe, të gjitha origjinale, synon të afroj më shumë vizitor në  galeri, por edhe tu ofroj të apasionuarve pas historisë ndjesinë e  mënyrës së organizimit të atij aktiviteti aq të rëndësishëm për themelimin e shtetit shqiptar.

“Ne herë pas here zhvillojmë ekspozita të tilla me dokumente origjinale, sepse dokumenti origjinal është i pazëvendësueshëm. Nëpërmjet tij ne mund të krijojmë idenë e ngjarjeve të kohës por edhe shijen që ajo ka përmes letrës, përmes dokumentit, siç është shkruar aso kohe.”

Drejtori i galerisë së artit Abaz Hado, thotë se bashkëpunimi mes arkivit të shteti dhe institucionit që ai drejton do të vijoj  me ekspozita të tjera, e radhës pritet të jetë ajo e fondit të pikturave. 

“Kemi plane tjera për të bërë përveç këtyre ekspozitave të këtij karakteri. Do bëjmë edhe piktura që ka arkiva e shtetit. Ne jemi duke diskutuar, janë vepra të rëndësishme, të pa njohura për publikun dhe do kenë fatin të ekspozohen për herë të parë në Galerinë e Tiranës.”

Sallat e galerisë do të jenë të hapura për studiuesit dhe studentët pas historisë duke e bërë këtë institucion jo vetëm një ekspoze për artin pamor por edhe për historinë tonë.

“Kongresi i Lushnjes” te Galeria e Artit/ Ekspozita me dokumentet

YouTube player