Lajme

Borxhi i Shqipërisë, S&P na vlerëson me notën B+. Investim me rrezik të lartë

Borxhi i Shqipërisë vazhdon të konsiderohet një investim me rrezik të lartë në sytë e agjencive vlerësuese, si Standard and Poor’s. Në rishikimin e fundit, borxhi i qeverisë shqiptare vlerësohet me notën B+, i pandryshuar tashmë prej vitesh.

Ministria e Financave e konsideron qëndrimin në këtë standard rreziku si një sukses, duke pasur parasysh rritjen e ndjeshme të borxhit publik përgjatë pandemisë. 

Por, në sytë e investitorëve, një vlerësim i tillë shihet ndryshe: si një instrument me risk të lartë, ku shumë banka apo fonde nuk do të donin të shpenzonin paratë e tyre. Për krahasim, në rajon, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë një vlerësim BB+ dhe BB-, lehtësisht më të mirë se vendi ynë, por që të paktën konsiderohen si shtete që me shumë gjasa do ta shlyejnë detyrimin e tyre për ta ripaguar borxhin që marrin.

Lexo më shumë  Osmani e Konjufca bëjnë homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Kjo është edhe një nga arsyet, që pavarësisht uljes së interesave të borxhit që merr qeveria shqiptare në operacionet e eurobondit, këto interesa janë ndjeshëm më të lartë dhe u kushtojnë më shumë para taksapaguesve shqiptarë, sesa fqinjëve të rajonit.

Rruga Press

YouTube player