“Kongresi i Lushnjes” te Galeria e Artit/ Ekspozita me dokumentet origjinalë të kohës
Dokumentet origjinalë të mbajtjes së kongresit të Lushnjes tashmë mund të gjenden te Galeria e Artit në Tiranë.
Në një ekspozitë ku në qendër janë vendosur dokumentet e rëndësishme të asaj kohe, të gjitha origjinale, synon të afroj më shumë vizitor në galeri, por edhe tu ofroj të apasionuarve pas historisë ndjesinë e mënyrës së organizimit të atij aktiviteti aq të rëndësishëm për themelimin e shtetit shqiptar.
“Ne herë pas here zhvillojmë ekspozita të tilla me dokumente origjinale, sepse dokumenti origjinal është i pazëvendësueshëm. Nëpërmjet tij ne mund të krijojmë idenë e ngjarjeve të kohës por edhe shijen që ajo ka përmes letrës, përmes dokumentit, siç është shkruar aso kohe.”
Drejtori i galerisë së artit Abaz Hado, thotë se bashkëpunimi mes arkivit të shteti dhe institucionit që ai drejton do të vijoj me ekspozita të tjera, e radhës pritet të jetë ajo e fondit të pikturave.
“Kemi plane tjera për të bërë përveç këtyre ekspozitave të këtij karakteri. Do bëjmë edhe piktura që ka arkiva e shtetit. Ne jemi duke diskutuar, janë vepra të rëndësishme, të pa njohura për publikun dhe do kenë fatin të ekspozohen për herë të parë në Galerinë e Tiranës.”
Sallat e galerisë do të jenë të hapura për studiuesit dhe studentët pas historisë duke e bërë këtë institucion jo vetëm një ekspoze për artin pamor por edhe për historinë tonë.