Lajme

Komuna e Prishtinës anulon të gjitha aktivitetet kulturore e sportive për nesër

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën nuk do të mbahet asnjë aktivitet kulturor dhe sportiv në kryeqytet, në nderim të viktimave nga Kosova që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci.

Në njoftimi thuhet se komuna e Prishtinës, shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi sot në Kroaci.

“Dhimbja, përjetim i pashmangshëm. Komuna e Prishtinës, shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi sot në Kroaci. Të lënduarve ju urojmë shërim e rehabilitim të shpejtë. Bashkëndjejmë dhimbjen tuaj. Pas lajmit tragjik, ju njoftojmë se Komuna anulon të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive të parapara për nesër”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Njoftimi i plotë:

Fjalët nuk kanë kuptim sonte.

Dhimbja, përjetim i pashmangshëm.

Komuna e Prishtinës, shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi sot në Kroaci. Të lënduarve ju urojmë shërim e rehabilitim të shpejtë.

Bashkëndjejmë dhimbjen tuaj.

Pas lajmit tragjik, ju njoftojmë se Komuna anulon të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive të parapara për nesër.

https://www.facebook.com/komunaprishtine/posts/4528389517206236
Lexo më shumë  “Diplomat tuaja janë bileta për arratisje”, mesazhi i studentëve në protestën para Ministrisë së Arsimit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *